Valverde: Jemi të varur nga Messi

Futboll

Valverde: Jemi të varur nga Messi

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:36
Ernesto Valverde dhe Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës ka pranuar që skuadra e tij varet shumë nga Lionel Messi.

Ernesto Valverde ka folur pas ndeshjes që ekipi i tij barazoi 4-4 në udhëtim ndaj Villarrealit.

Sipas trajnerit të Barçës, hyrja në lojë e Lionel Messit, ndryshoi gjithçka, pasi të gjithë janë të varur nga argjentinasi, që mbrëmë realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

“Sigurisht që ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Valverde. “Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë”.

“Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do të fitonim lehtë. por më pas gjithçka u komplikua”. “Ne nuk arritëm të bënim presingun e duhur dhe ata përfituan nga kundërsulmet”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat