Trembet Atletico, gjigantët e Europës do i paguajnë klauzolën një tjetër ylli

Futboll

Trembet Atletico, gjigantët e Europës do i paguajnë klauzolën një tjetër ylli

Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:58
Atletico Madrid

Atletico Madrid humbi shërbimet e Lucas Hernandez sepse Bayern Munich i pagoi klauzolën prej 80 milionë euro, që kishte kampioni i botës me Francën.

Klubi spanjoll po përgatitet të mbrojë një tjetër lojtar që ka ngjallur interesin e klubeve më të mëdha në Europë.

Rodrigo Hernandez u ble nga Villarreal për 25 milionë euro sezonin e kaluar, mirëpo paraqitjet e mira të mesfushorit kanë ngjallur interesin e klubeve si Manchester City, Bayern, PSG dhe Manchester United.

Për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit duhet të negociojnë me klubin madrilen sepse lojtari ka kontratë deri në vitin 2023, mirëpo klauzola e tij e largimit është 70 milionë euro dhe secili nga këto klube e ka mundësinë të paguajë një shifër të tillë për spanjoll.

Rodri këtë sezon ka luajtur në 25 ndeshje në La Liga, vetëm 4 ndeshje i ka nisur nga stoli dhe ka shënuar edhe dy gola. Ndërkohë që në Champions League ka luajtur 6 nga 8 ndeshjet e mundshme si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat