Kohfeldt: Rashica nuk mendon shumë, godet topin

Futboll

Kohfeldt: Rashica nuk mendon shumë, godet topin

Më: 4 prill 2019 Në ora: 11:54
Kohfeldt: Rashica nuk mendon shumë, godet topin

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka përshëndetur paraqitjen e Milot Rashicës në fitoren 0:2 ndaj Schalkes.

Werder Bremenit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores 0:2 në udhëtim te Schalke.Edhe në këtë ndeshje me paraqitje të mirë u vlerësua Milot Rashica, që shënoi edhe një gol të bukur.

“Epo, para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë”, ka nisur deklarata e Kohfeldt

.Më pas ai ka vlerësuar paraqitjet e përfaqësuesit të Kosovës me ekip gjerman në këtë vit. “Miloti ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.

Futbollisti nga Vushtrria, me fanellën e Werderit këtë vit ka arritur të shënojë nëntë gola në 11 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat