Agjentët e futbollistëve “zhvatin” klubet angleze

Futboll

Agjentët e futbollistëve “zhvatin” klubet angleze

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:40
Liverpul është skuadra e cila ka vuajtur më shumë tarifat e ndërmjetësimit

Agjentët e futbollit dhe ndërmjetësit konsiderohen shpesh si e keqja më e madhe në sportin më popullor në planet, pasi bëhet fjalë për njerëz që arrijnë të zhvatin miliona nga transferimet e bujshme, e ndonjëherë detyrojnë lojtarët deri në kufijtë e shantazhit, për kushtet e tyre.

Një raport i fundit i kampionatit më të fortë të futbollit në planet, tregon se klubet e Premier Ligës shpenzuan rreth 300 milionë Euro mbi prokuratorët dhe komisionet, në vetëm 12 muaj.

Liverpul është skuadra e cila ka vuajtur më shumë tarifat e ndërmjetësimit. Skuadra e “Anfield Road” ishte një nga shpenzueset më të mëdha në tregun e futbollistëve, pas firmës me portierin Alison Bevker, apo me të tjerë si Xherdan Shaqiri, Fabinjo dhe Nabi Keita. Shuma totale e Liverpul, që shkoi për agjentë, ishte gati 44 milionë paund.

Chelsea është ekipi i dytë anglez që shpenzoi më shumë për komisionet e agjentëve pas tratativave me portierin Kepa Arrizabalaga, dhe sulmuesit Gonzalo Higuain e Kristian Pulishiç. Ironi për blutë me dy emrat e fundit, i pari sepse rezultoi një dështim total dhe i dyti që duhet ende të luajë ndeshjen e parë kur të mbyllë aventurën me Dortmundin.

Manchester City është ekipi i tretë që ka shpenzuar më shumë për ndërmjetësimet, në shuma të konsiderueshme që kanë ngjallur revoltën e klubeve. FIFA po studion së fundmi një sistem “hibrid” si rregullore për agjentët. Kjo nënkupton se lojtarët do të duhet të përballojnë vetë pagesat për prokuratorët, agjentët dhe palët e treta me jo më shumë se 5% të marrëveshjes së transferimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat