Higuain pritet të mbetet te Chelsea

Futboll

Higuain pritet të mbetet te Chelsea

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:48
Maurizio Sarri

Trajneri Maurizio Sarri ka thënë se pret që sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain të jetë pjesë e Chelseat edhe edicionin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet angleze të premten.

Higuain gjatë afatit kalimtar të janarit është huazuar te Chelsea, ekip që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 36 milionë euro nga Juventusi.

Higuain në fillim të edicionit u huazua te Milani, por pastaj iu bashkua Chelseat. Ai me ekipin londinez ka shënuar tri gola në tetë paraqitje në Premier League.

“Po, unë dua që Higuain të qëndroj te Chelsea dhe të jetë pjesë e ekipit edhe edicionin e ardhshëm. Por, kjo varet nga Juventusi, ekip me të cilin ai ka kontratë”, ka thënë Sarri.

Sulmuesi 31-vjeçar, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat