As Barça dhe as Juventusi

Futboll

As Barça dhe as Juventusi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:38
Klopp

Trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp, ka lavdëruar rivalin e tij të madh në luftën e titullit të Premier League, Manchester City, të cilin e quajti "ekipi më i mirë në botë".

"Manchester City duket të jetë ekipi më i mirë në botë, kjo është e drejtë", - tha ish-trajneri i Borussia Dortmundit. Për të argumentuar fjalët e tij, Klopp bëri një “xhiro” të shpejtë nëpër Europë, duke krahasuar “qytetarët” me skuadrat e tjera të mëdha të kontinentit: "Barça kishte disa probleme kundër Villarreal, të martën, por ia doli të barazojë 4-4. Juventusi duket mjaft mbresëlënës në Itali, por nuk e dini saktësisht se si do të paraqitet në Ligën e Kampionëve, nëse Cristiano Ronaldo nuk luan”. 

Trajneri i “Reds” vlerësoi performancën e skuadrës së Guardiolës si më të mirën: "Ajo duket pak më e qëndrueshme se të tjerat, por kjo nuk do të thotë se do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat