Shkëndija me telashe

Futboll

Shkëndija me telashe

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:07
Shkëndija me telashe

Shkëndija nga Tetova me seri prej 4 fitoreve kërkon vazhdimësi në kampionat dhe të dielën në duelin e fundit të rrethit të tretë përballet me Renovën. Pas fitores të së mërkurës me A. Pandev ekipi të enjten kishte ditë të lirë, ndërsa vazhdoi puna për sfidën e radhës. Në seancën tërvitore munguan kapiteni Armend Alimi, portieri Kostadin Zahov dhe sulmuesi Valmir Nafiu, të tre të dëmtuar të mërkurën në Strumicë dhe aktivizimi i tyre kundër Renovës është në pikëpyetje. Alimi zgjati kofshën e këmbës dhe si pasojë u zëvendësua, Zahov 10-të minutat e fundit me A. Pandev i luajti me dhimbje të mëdha pasi lëndoi shpatullën e djathtë, ndërsa pas një starti më të ashpër në dhimbje të kyçit të këmbës ankohet Nafiu. Të shtunën pas stërvitjes së fundit stafi teknik dhe ekipi mjekësorë do të vendosin për aktivizimin e tyre kundër Renovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat