Celina asiston në dy gola, Swansea bindshëm

Futboll

Celina asiston në dy gola, Swansea bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:57
Celina asiston në dy gola, Swansea bindshëm

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, dhuroi lojë jashtëzakonisht të mirë për Swansean e cila si vendas triumfoi me rezultat 3:1 kundër  Middlesbrough-it, në ndeshjen e vlefshme të Championship (liga e dytë angleze). Futbollisti shqiptar u angazhua maksimalisht dhe asistoi në golin dytë dhe të tretë, që ndihmuan skuadrën në fitoren bindëse. Celina u paraqit tërë takimin dhe ka qenë ndër më të mirët e kësaj sfide.
Për vendasit shënuan: Grimes (34’-nga penalltia), Routledge (38’) dhe Roberts (71'), kurse për mysafirët realizoi Saville (80').
Pas 40 jave të zhvilluara  Middlesbrough renditet në vend të tetë me 58 pikë, ka pesë me shumë se Swansea në pozitën e 13-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat