Karl-Heinz Rummenigge konfirmon rikthimin e Oliver Kahn te Bayern Munih. Portieri legjendar i bavarezëve dhe kombëtares gjermane do të jetë shefi i ri i klubit duke filluar që nga viti 2021.
Kahn do të zërë pikërisht vendin e Rummenigges te Bayerni pasi shefi ekzekutiv aktual nuk do të rinovojë kontratën e tij me bavarezët që është në skadencë në vitin 2021. “Olli është inteligjent dhe e njeh mirë klubin, kështu që ai është zgjedhja e duhur”, dekaroi Rummenigge.