Liverpooli errëson Porton, Tottenham shtang Manchester Cityn

Futboll

Liverpooli errëson Porton, Tottenham shtang Manchester Cityn

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:13
Liverpooli

(E plotësuar) –  Liverpooli shënon fitore të madhe me rezultat 2:0 në përballje me Porton, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League në futboll. Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp dhanë maksimumin dhe qysh në 45 minutat e parë dy herë mposhtën portën e portierit Iker Casillas.   Në minutën e 5-të, ish portieri i Real Madridit,  Casillas, kapitullon.

Image

Liverpooli

Futbollisti Naby Keita nga rreth 15 metra me një goditje të bukur shënon eurogol duke e lënë të shtangur portierin e Portos, Casillas, Topi futet në pjesën  e epërme të majtë të portës së Casillasit dhe në anën tjetër tifozët e Liverpoolit në festë. Në minutën e 21-të, Salah doli i vetmuar dhe kur pritej se do të shënon, ai për habi të të gjithëve gjuan dobët dhe jashtë portës, duke lëshuar një rast ideal.  Lojë e madhe e “Redsave” dhe që rezuloi edhe më një gol në minutën e 26-të. Alexander-Arnold asiston për mrekulli deri te Roberto Firmino, ky i fundit tregohet dinak dhe nga afërsia e tund portën e portierit Casillas, 2:0. 

Liverpooli errrëson Porton dhe është shumë afër gjysmëfinales së madhe, megjithatë do ta presë një sfidë shumë e zorshme në konak të Portos.
Ballafaqimi tjetër mes skuadrave angleze është zhvilluar në Londër, Tottenham-Manchester City. Ndeshje me rivalitet të madh dhe që prodhoi vetëm një gol. Tottenham shtang me rezultat minimal 1:0 Manchester Cityn. Në futboll është një rregull i pashkruar, kur nuk shënon edhe pëson, kështu i ndodhi Manchester Cityt, për faktin se humbi rastin më të mirë në periudhën e parë të lojës. 

Image

Tottenhami

Në minutën e 13-të, kampioni anglez Manchester City ka mundur të shënojë, por për mos shënim fajtor kryesor ka qenë portieri vendas Hugo Lloris që e mbrojti penalltinë e Sergie Agueros.  Argjentinasi goditi nga penalltia, por Lloris me vetëmohim të pashoq dhe si hero mbrojti penalltinë. Në minutën e 79-të, shtanget Manchester City. Futbollisti Heung-Min Son është autor i golit, 1:0 për Tottenhamin.

Image

Pamje nga ndeshja Tottenhami-Manchester City

Ai përreth vijës fundore në 16-sh, shpëton një top pa dal jashtë dhe kthehet me një mjeshtri duke goditur nga afërsia dhe shënuar për 1:0.  Fajtore ka qenë edhe mbrojtja e Cityt e cila nuk reagoi si duhet dhe lejuan që Heung-Min Son të godas e të siguroi fitoren e Tottenhamit, që i jep një kapital të mirë për takimin e kthimit në Etihad.

13' Sergio Aguero lëshoi mundësinë e artë për të kaluar në epërsi Manchester Cityn, dështon nga penalltia. Portieri Lloris për mrekulli  e ka pritur gjuajtjen e Agueros.
73’ Origi futet në vend të Manes, kurse Shaqiri duket se nuk ka sinjale se mund të aktivizohet të paktën disa minuta.  

79’ Shtanget Manchester City. Futbollisti Heung-Min Son është autor i golit, 1:0 për Tottenhamin.

75’ Duhet theksuar se rastin më të mirë për shënin City e pati në pjesën e parë përkatësisht në minutën e 13-të, por portieri francez Hugo Lloris e priti gjuajtjen nga penalltia të Sergio Agueros.

73’ Origi futet në vend të Manes, kurse Shaqiri duket se nuk ka sinjale se mund të aktivizohet të paktën disa minuta. 

68’ Liverpooli po shkon drejt fitores ani se ka ende shumë minuta deri në fund, por nëse mbetet ky rezultat do të jetë një përparësi shumë e mirë për ndeshjen e kthimit në Portugali. 

63’ Lojë interesante në Londër, por si sulmuesit e Tottenhamit po ashtu edhe të Manchester Cityt po tregohen stihik, kësisoj qoftë të njëra palë dhe skuadra tjetër rrjetat mbeten të paprekura.  

59' Xherdan Shaqiri vazhdon të qëndrojë në bankë, duket se edhe në këtë sfidë nuk e ka ndërmend Jurgen Klopp t'i jap hapësirë.

54' A do të ketë më shumë gola në pjesën e dytë të lojës në Anfield,  si dhe në Londër ku në pjesën e parë nuk kishte gola me Tottenham-Manchester Cityt.

46’ A do të ketë më shumë gola në pjesën e dytë të lojës në Anfield,  si dhe në Londër ku në pjesën e parë nuk kishte gola me Tottenham-Manchester Cityt.

Përfundoi pjesa e parë, Liverpool-Porto 2:0 dhe Tottenham-Manchester City 0:0.

44’ Ndeshje mjaft të mira si në Anfield po ashtu edhe në Londër.

38’ Liverpooli ka rezultat komod, 2:0, synon ta thellojë edhe më shumë, Porto po has në vështirësi ndaj një rivalit shumë të disponuar për lojë.

32’ Manchester City ka posedimin e topit, por ende nuk po shënon ndaj spursave që pretendojnë fitore.

26’ Lojë e madhe e Liverpoolit të madh, shton epërsinë (2:0).  Alexander-Arnold asiston për mrekulli deri te Roberto Firmino, ky i fundit tregohet dinak dhe nga afërsia e tund portën e portierit Casillas.

25’ Ndeshje e mirë në Londër, por ende pa gola, ku City kampioni në fuqi kërkon golin e epërsisë.

21’ Liverpooli është në epërsi, kurse City ka humb një penallti kur Aguero ka qenë i pasaktë.

14’ Liverpooli në epërsi e me iniciativë në fushë,  kurse Tottenham-Manchester City vazhdon pa gola.

13' Sergio Aguero lëshoi mundësinë e artë për të kaluar në epërsi Manchester Cityn, dështon nga penalltia. Portieri Lloris për mrekulli  e ka pritur gjuajtjen e Agueros.

Image

Aguero humb penalltinë

5’ Ish portieri i Real Madridit, Iker Casillas, kapitullon në minutat e hershme. Futbollisti Naby Keita shënon për epërsinë e Liverpoolit, duke hapur tani edhe sfidën dhe bërë më të nxehtë.  
Keita nga rreth 15 metra me një goditje të bukur shënon eurogol duke e lënë të shtangur portierin Casillas, Topi futet në pjesën  e epërme të majtë të portës së Casillasit.  

4’ Sërish Xherdan Shaqiri e ngroh bankën e skuadrës së Liverpoolit dhe që nga 30 janari i këtij vitit nuk sheh dritë në përbërjen e parë.

2’ Nuk ka gola në asnjërin takim dhe secila skuadër shikon dobësitë e njëra - tjetrës.

Dy ndeshjet e para të çerekfinales së Champions League do të zhvillohen në Angli, njëra në stadiumin “Anfield” në mes Liverpoolit dhe Portos nga Portugalia dhe tjetra në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër, ku ndeshen mes vete anglezët: Tottenham-Manchester City.

Sfidat e para dhe secila mëton rezultat të favorshëm që të janë më të qetë për takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat