“Do të ishte fantastike nëse Neymari vjen në Madrid”

Futboll

“Do të ishte fantastike nëse Neymari vjen në Madrid”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:04
Neymar

Casemiro do të dëshironte që Neymar të transferohet në Real Madrid.

Mesfushori i Real Madridit, Carlos Henrique Casimiro, i ka dërguar sërish mesazh Neymar Juniorit se ai dhe të gjithë në Madrid, do të dëshironin që 27-vjeçari brazilian ta veshë fanellën e bardhë, raporton Gazeta Express.

“Neymar është lojtar i shkëlqyer, dhe do të ishte fantastike në vjen këtu”, tha Casemiro.

“Por, ky pyetja është për presidentin dhe Neymarin. Duhet ta pyesni atë se a dëshiron të vijë”.

“Ai vazhdimisht ka thënë se është i lumtur në Paris kështu që duhet ta respektojmë atë dhe klubin e tij”.

“Por, ai është lojtar i shkëlqyer dhe çdo kush do ta dëshironte në ekipin e tij”.

Neymar u transferua në PSG nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Braziliani u largua nga “Camp Nou” për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar, por asgjë nuk ka shkuar sipas planifikimeve dhe raportohet se dëshiron që të rikthehet sërish në Spanjë.

Nëse jo te Barça, ai do të dëshironte ta veshë fanellën e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat