Arbër Zeneli e humb vendin në formacionin e parë të Stade de Reims - Bota Sot
Arbër Zeneli e humb vendin në formacionin e parë të Stade de Reims

Futboll

Arbër Zeneli e humb vendin në formacionin e parë të Stade de Reims

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:02
Arber Zeneli

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës është kthyer në bankën rezervë për ndeshjen e Stade de Reims kundër Monacos, pasi kishte qenë titullar në gjashtë ndeshje paraprake në ligën franceze Ligue 1.

Stade de Reims do të përballet sot në orën 20:00 me Monacon, në stadiumin “Stade Louis II”, në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1.

Ende nuk dihet nëse trajneri i Reims ka vendosur t’i japë pushim Arbër Zenelit për këtë përballje, pasi që Monaco radhitet afër fundit të tabelës së Ligue 1, në pozitën e 17-të, apo thjesht s’ia besoi një vend në formacionin  e parë.

Në ndeshjen e fundit, kundër Lille, Zeneli luajti vetëm deri në minutën e 59-të dhe pastaj u zëvendësua nga Remi Oudin, i cili sot është titullar.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës e pati një fillim paksa të ngadaltë në Ligë 1 duke i nisur nga stoli tri ndeshjet e tij të para për Reims, por më pas, ai i zhvilloi të gjitha tri ndeshjet e Reims në muajin mars, duke shënuar një gol dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse.

Në ndeshjen kundër Dijonit në veçanti, e cila mbaroi pa fitues 1:1, 24-vjeçari shënoi golin e vetëm për mysafirët, por goli nuk qe e vetmja gjë që mori vëmendjen, ishte paraditja e tij brilante.  Gazeta e madhe franceze “L’Equipe”, e pati vlerësuar Zenelin si lojtarin e ndeshjen në këtë takim, duke i dhënë notën 8.

“Arbëri ishte margaritar të shtunën, pasi mesfushori anësor e tronditi Djonin. Çdo vrapim i tij i shpejtë me topin i bëri të djersitën fort kundërshtarët. I fortë në këmbë, i fuqishëm dhe preciz, ai shënoi nga një top i kthyer në zonë në minutën e nëntë”, shkroi gazeta franceze për kosovarin.

Ndërsa, disa ditë më parë, uebsajti “Whoscored” e zgjodhi kosovarin në mesin e 11 futbollistëve me paraqitjet më të mira në Ligë 1 gjatë muajit mars, duke i dhënë notën e përgjithshme 7.53.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...