Shkëmbimi i vitit po “piqet”, Junajtid dhe Real ndërrojnë dy yjet

Futboll

Shkëmbimi i vitit po “piqet”, Junajtid dhe Real ndërrojnë dy yjet

Më: 15 prill 2019 Në ora: 19:23
Paul Pogba

Real Madridi është gati të ofrojë një shkëmbim të bujshëm. “Los Blancos” janë fiksuar pas Pogbasë dhe këtë herë janë të gatshëm të japin përveçse parave dhe Gareth Bejlin në shkëmbim.

Sipas “Don Balon”, vlera e francezit është 150 milionë euro dhe vetëm me këtë shifër do ta lëshonte Junajtid lojtarin.

Pritet që me Bejlin në tratativë, vlera e kartonit të lojtarit të shkojë në 60 milionë euro, pasi sulmuesi i Realit, vlerësohet afërsisht 90 milionë euro.

Junajtid ka kohë që e ka shprehur pëlqimin për uellsianin, por deri tashmë nuk ka pasur një ofertë zyrtare. Nëse ky shkëmbim do të ndodhte do të kishim të bënim me një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat