Çmendet ish-futbollisti serb: Kosova është “fajtore” për tragjedinë në Francë

Futboll

Çmendet ish-futbollisti serb: Kosova është “fajtore” për tragjedinë në Francë

Nga: K.M Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:16
Futbollisti serb Dushan Savic

Ish futbollisti serb Dushan Saviq, përmes një postimi të tijin në instagram ka dhënë një deklaratë  të turpshme dhe idioteske, me të cilën nuk din a të “qash” apo të “qeshësh”. Ai, në këto ditë tragjedie për popullin francez ka gjetur kohë të shfaq nacionalizimin e tij, ku në një farë forme ka thënë se Franca e ka merituar një tragjedi të tillë.

Arsye për “qoroditje” të Saviqit duket se ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës pikërishtë në katedralen e cila ditën e djeshme mori flakë.

Ja çka shkruan ai në instagram.

“Francezë, a e mbani në mend 11 nëntorin 2018, në 100 vjetorin e fitores në ‘Luftën e Madhe’. Në katedrale ju e vendosët flamurin e shtetit të vetëshpallur dhe vetëquajtur narko – terrorist të Kosovës? Kush ishte përkrah presidentit tuaj? Unë e pash një shqiptar terrorist, po ju? Me mendjen në kokë, Zoti është i madh dhe sheh gjithçka”, ka shkruar Savic, ndërkohë që këtij postimi ia ka përcjellë fotografinë e Notre Dame në flakë.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat