Dënohet shqiptari në Itali

Futboll

Dënohet shqiptari në Itali

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:10
Igli Tare

Igli Tare protesoi ashpër pas takimit të kampionatit me Milanin. Episodet në atë takim prodhuan shumë polemika duke nxehur gjakrat mes Tares dhe arbitrave. Shqiptari lëshoi një lumë kritikash mbi arbitrat dhe Gjykatësi Sportiv nuk e ka falur këtë reagim të drejtorit sportiv të kryeqytetasve.

Tare do të qëndrojë larg stadiumit deri në datën 30 prill. Për shqiptarin kjo nuk ishte hera e parë që përfshihet në të tilla polemika, pasi Lacio në javët e fundit ka protesuar ashpër ndaj vendimeve të xhaketave të zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat