Barcelona ka mposhtur Manchester United 3-0 në Camp Nou falë dygolëshit fantastik të Lionel Messi-t në pjesën e parë dhe Coutinho-s në të dytën.
Pas ndeshjes kanë folur protagonistët:
Lionel Messi: “Ishte spektakolare. Kjo është Barcelona e vërtetë. Në minutat e para ishim pak të ftohtë dhe nervozë, por më pas erdhën golat dhe bëmë një paraqitje fantastike.”
Sergio Busquets: “Është e vërtetë se kemi kaluar tre sezone pa luajtur në gjysmëfinale, por nuk kemi menduar negativisht. E dinim se kishim një rezultat të mirë, por asgjë nuk kishte përfunduar. Ruajtëm rrjetën e paprekur, diçka shumë e rëndësishme. Ja kemi bërë të vështirë kundërshtarit të sulmojë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.”
Trajneri Ernesto Valverde: “Kjo është Champions League. Asgjë nuk është e sigurt dhe nuk ka asnjë rezultat në ndeshjen e parë që të garanton kualifikimin. Liverpool është favorit ndaj Portos, por do të shohim nesër.”