Mula merr timonin e Vëllaznimit

Futboll

Mula merr timonin e Vëllaznimit

Nga: K. G. Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:33
Agim Cana dhe Blerim Mula

Pas dorëheqjes së Ismet Munishit nga pozita e trajnerit, skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova e gjen pasuesin e tij! Blerim Mula merr timonin e Vëllaznimit, me të cilën skuadër pretendojnë rikthimin në shoqërinë e më të mirëve. “Pas shkëputjes së bashkëpunimit, me marrëveshje, me trajnerin Ismet Munishi, kryesia e klubit Vëllaznimi ka emëruar Blerim Mulën udhëheqës të shtabit teknik. Mula do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit”, bëhet e ditur nga KF Vëllaznimi. Pas 24 jave në ligën e parë Vëllaznimin mban vendin e katërt me 46 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat