Doni sukses në kupat e Europës? Fillimisht duhet të mundni Interin!

Futboll

Doni sukses në kupat e Europës? Fillimisht duhet të mundni Interin!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 15:57
Interi

Inter ngushëllohen me një fakt të vetëm, të gjithë kundërshtarët e tyre tashmë janë kualifikuar për në gjysmëfinale të kupave të Europës.

Ky sezon nisi me zikaltrit pjesëmarrës në Champions League. Aty ku e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë fitore ndaj Tottenham dhe PSV-së, më pas e vijuan me një humbje dhe një barazim ndaj Barcelonës, teksa “Spurs” barazuan ndaj PSV. 

Gjithsesi për skuadrën e Spallettit erdhi tatëpjeta e fortë, pasi në ndeshjen e fundit e patën fatin e kualifikimit vetë në dorë, por u ndalën në barazim ndaj një ekipi si PSV, që nuk kishte asnjë pretendim, duke qenë se ishin në vend të katërt të pa shpresë.

Tani te Inter buzëqeshin me faktin se Barcelona dhe Tottenham, dy kundërshtarë të tyre direkt janë në gjysmëfinale të Champions League.

Pas CHL, erdhi radha për Europa League. Pasi eliminuan fillimisht pa shumë vështirësi një ekip si Rapid Vienna, radha i erdhi një skuadre të fortë si Eintracht Frankfurt.

Një kundërshtar me ekip të talentuar, por jo i pathyeshëm. Ndeshja e parë u mbyll me rrjeta të paprekura në Gjermani, edhe pse Brozovic gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa ndeshja e kthimit gjeti një Inter të copëtuar. Pa Lautaro, pa Icardi dhe me një sulmues si Keita Balde, që vinte direkt pas dëmtimi. 

Në fund ndeshja përfundoi 1-0 për Frankfurt dhe zikaltrit që e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë të akademisë në sulm, si dhe një ndihmë finale duke hedhur Ranochian si sulmues zone.

Edhe në këtë rast Inter ngushëllohet me faktin se eliminuesi i tyre ndodhet sërish në gjysmëfinale të Europa League, duke eliminuar një skuadër si Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat