Mourinho zbulon se si ai e ka ndalur Ajaxin në finale të “Europa League” me Manchester United

Futboll

Mourinho zbulon se si ai e ka ndalur Ajaxin në finale të “Europa League” me Manchester United

Më: 19 prill 2019 Në ora: 17:19

Jose Mourinhon tregon se ai me skuadrën e tij Manchester United ka arritur që t’i ndal në finale të Evropa Ligës skuadrën më të përfolur kohëve të fundit, Ajaxin.

Skuadra e Ajaxit po bënë historinë me paraqitje fenomenale në Ligën e Kampionëve, ku mposhti dy kandidatët potencial për ta fituar këtë kompeticion të madh, Real Madridin dhe Juventusin.

Ndërkaq “Special One’ ka një mendim interesant rreth asaj se përse Ajax është tani në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Sipas mendimit tim, Juventusi është një ekip tjetër që i lejon Ajaxit të luajë me gjithë forcën e tij”, tha fillimisht tekniku.

“Deri në këtë moment, askush nuk i respekton ata me të vërtetë, dhe ata i lanë të luajnë me cilësitë që kanë.

“Ata kanë lojtarë fantastikë të rinj me pak përvojë që nuk kanë pasur nja dy vjet më parë kur u ndeshne me ish-skuadrën time Manchester United në finale të Evropa Ligës në vitin 2017”, përfundoi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat