Puyol “shenjtëron” Messin, parashikon fituesin e “tripletës”

Futboll

Puyol “shenjtëron” Messin, parashikon fituesin e “tripletës”

Më: 20 prill 2019 Në ora: 11:09
Puyol

Carles Puyol thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe e komplimenton atë për përmirësimin e vazhdueshëm e në çdo drejtim, pavarësisht kalimit të viteve. Po ashtu, ish-kapiteni katalanas parashikon fitimin e “tripletës” nga Barcelona në këtë sezon. 

Ylli argjentinas është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për këtë sezon, me 10 gola. Njëkohësisht, kryeson listën e shënuesve më të mirë në La Liga, ku Barça është pothuajse e sigurt për titullin e dytë radhazi. Katalanasit do të diskutojnë në finalen me Valencian edhe Kupën e Mbretit, në fund të majit.

Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës, i cili fitoi tre tituj Champions-i, e vlerëson Messin si një lider të vërtetë të skuadrës së Ernesto Valverde: "Ai po tregon një nivel të pabesueshëm. Për mua, është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Leo ka treguar sezon pas sezoni se loja e tij ka evoluar. 

Dhe ju mund të shihni se po përmirësohet çdo vit. Ai ka qenë gjithmonë një lider në fushë, por tani, ju mund të shihni se është i tillë edhe jashtë fushe. Një kapiten i vërtetë për Barcelonën". 

Messi ka shënuar 45 gola në 42 ndeshje, në të gjitha garat, këtë sezon, për Barçën. Po ashtu, ka dhënë 21 asiste. Tashmë pritet të shihet kontributi i tij ndaj Liverpool, në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. "Ka qenë shumë mirë në Champions, gjithashtu në të gjitha garat e tjera, - shtoi Puyol. - Barcelona po luan futboll të mirë dhe ka mundësinë për të fituar gjithçka. 

Ajo është një nga favoritet kryesore të Ligës së Kampionëve, sepse kanë mbetur vetëm katër skuadra. Do të jetë një gjysmëfinale e vështirë kundër Liverpool, sepse anglezët kanë zhvilluar një sezon të mirë. Tifozët mezi presin që t’i shohin këto lojëra, falë magjisë së Champions-it”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat