Ronaldo me deklaratë të madhe pas titullit të parë me Juventus - Bota Sot
Ronaldo me deklaratë të madhe pas titullit të parë me Juventus

Futboll

Ronaldo me deklaratë të madhe pas titullit të parë me Juventus

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:49
Cristiano Ronaldo

Skuadra e Juventus është shpallur kampion në Serie A, pas fitores së shënuar kundër Fiorentinës.

‘Zonja e vjetër’ triumfoi me rezultatin 2:1 për të marrë tri pikët që edhe matematikisht e shpallën kampione të Serie A.

Kjo është hera e tetë me radhë që Juventus shpallet kampion në Itali, duke vërtetuar se nuk ka konkurrencë brenda kufijve.

Për yllin e skuadrës së Juves, Cristiano Ronaldo, ky ishte trofeu i parë i fituar me ‘Biankonerët’ dhe portugezi nuk ka fshehur gëzimin e tij.

Pasi vendosi duart në trofeun e parë në Itali, Ronaldo ka lëshuar një deklaratë të madhe që do t’iu pëlqejë shumë tifozëve juventinë.

Sulmuesi portugez është pyetur nëse do të qëndrojë tek Juve dhe përgjigja e tij ishte: “1000%”.

Sigurisht, ish anëtari i Manchester United dhe Real Madrid do të qëndrojë me synimin që t’i sjell skuadrës trofeun e Ligës së Kampionëve.

Për këtë trofe, ai me skuadrën ishin favoritët edhe këtë edicion, mirëpo në mënyrë të befasishme u eliminuan nga Ajax.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...