Van Persie shfrenon fantazinë

Futboll

Van Persie shfrenon fantazinë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:50
Van Persie

Sulmuesi holandez i Feyenoordit, Robin Van Persie nuk e ka kursyer ironinë ndaj Juventusit, pak ditë pasi bardhezinjtë u eliminuan nga Liga e Kampionëve, nga skuadra e Ajaxit.

Van Persie solli në kujtesë sfidën mes Feyenoordit dhe Ajaxit në janar, që përfundoi me rezultatin 6:2 për skuadrën nga Roterdami, ndërsa tha se po të përballeshin me Juven, do të fitonin edhe më thellë.

“Tani të gjithë do ta shohin me një tjetër sy fitoren tonë 6-2 ndaj Ajaxit në muajin janar dhe kjo për shkak se këta të fundit treguan se janë shumë të fortë, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin. Ndaj këtyre të fundit, ne do kishim fituar 11-2”, tha me humor sulmuesi holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat