Sulmuesi brazilian i Ajax, David Neres, mori mbi vete të gjithë dritën e prozhektorëve në Europë falë performancës mbresëlënëse të tij në Champions League dhe dy golave të realizuar në eliminim përkatësisht të Real Madrid dhe Juventus.
I shndërruar në objektivin e gjigantëve të Europës, David Neres është gati të largohet nga Ajax. Lajmi është bërë publik nga “Voetbal Primeur”, për të cilën braziliani ka dhënë sinjalin se nuk përjashton mundësinë e lamtumirës.
“Duhet të kuptoj se çfarë është më e mira për mua në këto momente. Më e mira për karrierën time, për familjen time. Do të shoh dhe vlerësoj atë që do të më ofrojë e ardhmja. Kam një kontratë këtu ku jam i lumtur, por do të vlerësoj opsionet”, deklaroi David Neres.