Pikë me peshë për Sandhausenin e Paçaradës!

Futboll

Pikë me peshë për Sandhausenin e Paçaradës!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:02
Pikë me peshë për Sandhausenin e Paçaradës!

Ekipi i Sandhausenit arkëtoi tri pikë me peshë në luftë për ekzistencë tri javë pa rënë perdja e kampionatit në Bundesliga II në futboll. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me Sandhausenin triumfuan me rezultat 3:2 kundër Holstein Kiel, në ndeshjen e javës së 31-të.  

Shënues për Sandhausenin: Forster (17'), Wooten (22') e Zhirov (48') dhe për Kielin: Okugawa (6' e 44').

Paçarada u paraqit titullar, tregoi formë të lartë dhe ndihmoi ekipin në fitoren e madhe. Sandhausen është në vend të 14-të me 34 pikë, ka 4 më shumë se Magdeburg që mban pozitën e 16-të, pozitë e palakmueshme që shpie në barazh për mbetje në ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat