Berbatov ka një këshillë për Man Utd: Këtë lojtar duhet ta transferoni

Futboll

Berbatov ka një këshillë për Man Utd: Këtë lojtar duhet ta transferoni

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:11
Dimitar Berbatov

Legjenda bullgare e futbollit, Dimitar Berbatov, ka dhënë një këshillë për ish skuadrën e tij, Manchester United.

Në prag të afatit kalimtar të verës, lojtari që luante në sulmin e United ka këshilluar ‘djajtë e kuq’ se si të veprojnë në merkato.

Sipas Berbatov, skuadra e Manchester United duhet të bëjë maksimumin që të nënshkruaj me mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt.

“Për një lojtar kaq të ri, paraqitjet e De Ligt janë të mrekullueshme. Ai është i matur, i qetë me topin dhe nuk shqetësohet se kundër kujt luan – Ronaldo apo kushdo tjetër. Ai nuk shqetësohet, ai vetëm luan lojën e tij” ka thënë Berbatov për ‘The Sun’.

“Ai lëviz shumë mirë, pa panik kur ka topin. Ai ka gjithçka që ti kërkon tek një mbrojtës” ishin fjalët e bullgarit.

“Djaloshi do të bëhet lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka talentin e madh dhe unë shpresoj që United ta marrin atë gjatë verës” ka thënë ndër të tjerash ish sulmuesi.

Matthijs De Ligt është ndër lojtarët më të kërkuar në treg, por skuadra e Barcelonës është ajo që shihet si favorite për nënshkrimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat