Bejtullahu ishte kapur për fyti! Policia konfirmon sulmin

Futboll

Bejtullahu ishte kapur për fyti! Policia konfirmon sulmin

Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:22
Bejtullahu ishte kapur për fyti! Policia konfirmon sulmin

Ballkani përsoi një humbje të rëndë nga rivali direkt për mbijetesë, Ferizaj me rezultat 4:2.

Por, para fillimi të ndeshjes treshja e gjytarëve është sulmuar nga disa persona, që besohet të jenë zyrtarë të klubit vendas. Gjyqtari kryesor i ndeshjes Mervan Bejtullahu ishte kapur për fyti pak para se të niste ndeshja, megjithatë ai arriti të kthehej dhe të ndante drejtësinë.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën (dje) kishte filluar me vonesë, e arsyeja besohet të jetë sulmi ndaj gjyqtarëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar kanë kanosur dhe sulmuar treshen e gjyqtarëve në Suharekë, raporton Insporti.

Sipas raportit të ditor të Policisë, sulmi ka ndodhur dje në mesditë, konkretisht para fillimit të ndeshjes futbollistike.

Policia thotë se po heton rastin.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet të marrrë masa pasi incidenti ka ndodhur brenda objektit të stadiumit.

Ndeshja u drejtua nga Mervan Bejtullahu me asistentët Erduan Baliqi e Elvis Bicaj, teksa i katërti ishte Arben Halilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat