Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, po tregon lojëra të mira në fanellën e Reims-it, e cila si mysafir barazoi me rezultat 1:1 me Angers-in, në ndeshjen e javës së 34-të të elitës së futbollit francez.
Një pikë shumë domethënëse dhe që i jep shpresa të mëdha që të përfundojnë edhe më lartë në renditje deri në fund të kampionatit. Zeneli me një veprim të mirë për mrekulli asistoi deri te Cafaro i cili realizoi për 0:1 në minutën e 63-të.
Vendasit e shmangën humbjen me golin e Manceaut në minutën e 71-të. Zeneli u paraqit 79 minuta, u tregua jashtëzakonisht i mirë. Reims është në vend të tetë me 49 pikë, kurse Angers është i 12-ti me 42.