Prag Barcelona, Klopp humb lojtarin kryesor

Futboll

Prag Barcelona, Klopp humb lojtarin kryesor

Më: 1 maj 2019 Në ora: 16:10
Roberto Firmino

Barcelona dhe Liverpool do të përballen në orën 21:00 për gjysmëfinalet e Champions League, por Jurgen Klopp duhet të bëjë llogaritë për këtë ndeshje pa sulmuesin Roberto Firmino.

Braziliani ka dështuar të kalojë testin fizik të bërë gjatë ditës së sotme, pak orë para ndeshjes. Për këtë ai nuk ka gjasë të luajë titullar sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, mirëpo 27-vjeçari mund të jetë i gatshëm në stol për të luajtur si zëvendësues.

Firmino ka pasur shqetësime për shkak të një dëmtimi muskulor, që e detyroi të mungojë në fitoren 5-0 ndaj Huddersfield, por mesa duket shqetësimet e tij nuk kanë kaluar plotësisht dhe do të duhet ta ndjekë nga stoli edhe sfidën e parë ndaj katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat