Zidane i bën dalje Marcelos, i kërkon Realit mbrojtësin francez

Futboll

Zidane i bën dalje Marcelos, i kërkon Realit mbrojtësin francez

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:37
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka paraqitur kërkesën e tij të parë për merkaton e verës në zyrën e Florentino Perez.

“Marca” ka bërë me dije se Zidane ka kërkuar që afrimi i parë në merkaton e verës të jetë mbrojtësi i Lyon, Ferland Mendy, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe parashikohet si pasuesi i Marcelo.

Gjatë javës së shkuar u përfol për emra të tjerë si: Junior Firpo (Betis), Alex Grimaldo (Benfica) apo David Alaba (Bayern Munich), por i zgjedhuri nga trajneri francez është patrioti i tij 23-vjeçar.

Mendy ka dy sezone që luan tek Lyon dhe kontrata e tij i skadon në vitin 2023 dhe po mendon të bëjë një hap më të madh në karrierë. Këtë sezon ai ka luajtur në 39 ndeshje me skuadrën franceze, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë edhe 3 asist. 

I gjatë 1.78 metër, shumë i aftë me topin dhe luan me të dyja këmbët edhe pse parësore ka të majtën. Cilësohet si një gjetje ideale për Real Madridn sepse luan futboll ofensiv dhe gjithmonë e mban kokën lart në kërkim të hapësirave dhe shokëve të skuadrës.

Mendy luajti për katër sezone tek Le Havre, ku Lyon e bleu për 5 milionë euro, teksa vlera e tij aktuale në “Transfermakt” llogaritet në 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat