Djaloshi që kaloi nëpër duart e Ismet Munishit po çmend Gjermaninë

Futboll

Djaloshi që kaloi nëpër duart e Ismet Munishit po çmend Gjermaninë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:06
Djaloshi që kaloi nëpër duart e Ismet Munishit po çmend Gjermaninë

Pakkujt i ka shkuar mendja se pas disa viteve Milot Rashica do të bëhet lojtar qendror në ligën më të fortë në Evropë, Bundesliga I! Rashica është yll i Werder Bremenit dhe anëtar i kombëtares së Kosovës, raportohet se është edhe në llupën e Bayernit të Munihut.

Rashica po tregon formë të jashtëzakonshme,  sidomos duhet veçuar edhe golin e fundit kundër Bayern Munihut, por fatkeqësisht ishin të pafat, pësuan humbje me 3:2 dhe u eliminuan nga garat e Kupës së Gjermanisë.

Ky futbollist apo djalosh i artë kaloi nëpër duart e Ismet Munishit në vitin 2013-14, qysh atëkohë Munishi kishte deklaruar se është një potencial i madh. Prandaj, askush më shumë se Ismet Munishi nuk ka të drejtë që të mburret, sepse qysh atëkohë kishte paralajmëruar se Rashica do të jetë emër i madh i futbollit evropian, ashtu edhe doli në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat