Fotot "hot" të Icardit dhe Wandas, reagon Spalletti!

Futboll

Fotot "hot" të Icardit dhe Wandas, reagon Spalletti!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 13:45
Luciano Spalletti, Icardi dhe Wanda

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, i ngacmuar në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes Udinese-Inter, ka folur edhe në lidhje me fotot "hot" të Mauro Icardit me Wanda Naran, që kanë bërë bujë në internet dhe rrjetet sociale. Këtë herë, trajneri zikaltër nuk ka dashur të polemizojë duke e prerë shkurt: "Këtu në grumbullim ose në stërvitje vjen i veshur siç edhe e ka zakon Interi, në mënyrë korrekte. Eshtë kjo ajo që më intereson më shumë".

Më pas, në lidhje me luftën Champions tha se "janë gjashtë skuadra në garë dhe me Udinesen na pret një sfidë e vështirë. Ata luftojnë për mbijetesën dhe Tudor i ka mbledhur. Mbrojtja? Duhet ta përgëzoj për atë që po bën. Asnjë nuk e përmend se jemi e vetmja skuadër që nuk pësoi gol nga Frankfurt në Gjermani në Europë. Kështu që, le të themi që kemi bërë punë të mirë".

"Duhet të luajmë ashtu si ndaj Juventusit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat