Feronikeli fiton në Skenderaj, Prishtina barazon në Gjilan

Futboll

Feronikeli fiton në Skenderaj, Prishtina barazon në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:58
Pamje nga një ndeshja

Feronikeli nga Drenasi dhe Prishtina vazhdojnë luftën e ashpër për titullin e kampionit, që në bisht iu rri Llapi nga Podujeva, por kjo e fundit ka një takim me pak, ku luan nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (16.00) kundër Trepçës ’89. Feronikeli ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Skenderajt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu”.

Në minutën e 65-të, Astrit Fazliu me dinakërinë e tij realizon për fitoren 1:0 te “Niklit”.  Duhet theksuar se në minutën e 74-të, Mendurim Hoti gjuajti furishëm nga 15-16 metra, por e qëllon transversalen. Feronikeli kryeson me 71 pikë, kurse Drenica është në vend të gjashtë me 38 pikë. Kampioni në fuqi Drita nga Gjilani si vendas barazoi 1:1 me Prishtinën. Në minutën e 14-të, Prishtina shkakton penallti, kurse Fidan Gërbeshi ka qenë i pagabueshëm dhe kalon në epërsi me 1:0 Dritën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të Prishtina e ka barazuar rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga Gauthier Mankenda, pas pasimit të Armend Thaçit. Në minutën e 68-të, Khalid i pafat, pasi që goditja e tij u ndal nga shtylla. Prishtina është në vend të dytë me 69 pikë, ka dy me pak se lideri Feronikeli dhe Llapi mban pozitën e tretë me 66.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat