Superliga, sot luhen 4 sfida tejet interesante

Futboll

Superliga, sot luhen 4 sfida tejet interesante

Më: 5 maj 2019 Në ora: 09:21
Superliga

Pas dy sfidave të djeshme, sot Superliga sjellë edhe pesë takime tjera shumë interesante që kanë rëndësi të madhe për titull e mbijetesë.

Skuadra e Llapit luan në shtëpi për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve.

Ekipi i Tahir Batatinës pret Trepçën ’89, që udhëton për pikë për t’i ikur edhe më shumë zonës së barazhit.

Në Gjilan luhet një takim shumë i rëndësishëm për pozitat e barazhit.

Skuadra e Gentjan Mezanit pret Flamurtarin, ku i duhet fitorja medoemos, përndryshe do rrezikonte shumë.

Në Anamoravë luhet edhe një sfidë e rëndësisë së madhe për mbijetesë mes Ferizajt e Lirisë, me skuadrën e Bylbyl Sokolit që synon vetëm fitoren për të dalë nga barazhi.

Ndërkohë në Obiliq udhëton skuadra e vetme që ka lënë pikë ndaj KEK-ut, Ballkani, ku një gabim tjetër do të ishte “vetëvrasje” për ekipin e Gani Sejdiut.

Të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat