Zekaj lë Serbinë për Kosovën! Hallakatet Beogradi

Futboll

Zekaj lë Serbinë për Kosovën! Hallakatet Beogradi

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:58
Zekaj

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur proceduarat e dokumenteve për t’ia mundësuar futbollistit shqiptar, Arton Zekaj të luajë për kombëtaren e Kosovës.

Zekaj i cili luan në pozitën e mesfushorit defanziv ka kaluar në të gjitha grupmoshat e kombëtares serbe, U-15, U-16, dhe U-17 të Serbisë.

19 vjeçari shquhet për talentin e madh që ai ka dhe aftësitë e një lideri pasi në grupmoshën U-17 ka mbajtur shiritin e kapitenit.

Insporti ka kontaktuar me Zgjim Sojeva, zyrtar në Federatën e Futbollit të Kosovës, i cili ka thënë se procesi do të jetë i vështirë, por Zekaj ka shprehur vullnetin për të veshur fanellën e Kosovës.

“Zekaj është në proces të konfirmimit të dokumenteve dhe se Federata e Futbollit e Serbisë mund të zvarrisë procesin pasi është një rast i ndërlikuar për shkak të raporteve që kemi si dy shtete. 19 vjeçari ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kosovën dhe se pasi të kompletohen të gjitha dokumentet, ai do t’i bashkohet përfaqësueses U-21”, ka deklaruar Zgjim Sojeva..

Procedurat e FIFA-s parashohin që Serbia e cila në këtë rast njihet si “kombëtare amtare” të jap leje për ndërrim të shtetsisë së lojtarit dhe kjo e vendos Federatën e Kosovës në pozitë të vështirë.

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 grumbullimin e radhës do ta ketë në muajin qershor dhe do të zhvillojë dy ndeshje, ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Zekaj është pjesë e klubit francez, Lille. Sigurisht se kjo e hallakat Beogradin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat