Arnold rrëfen momentin e pasimit të golit të kualifikimit për Liverpoolin

Futboll

Arnold rrëfen momentin e pasimit të golit të kualifikimit për Liverpoolin

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:01
Trent Alexander Arnold

Mbrojtësi anglez ka bërë një asistim gjenial në golin e katërt të skuadrës së tij.

Trent Alexander Arnold ishte padyshim ai që bëri gati kualifikimin dhe përmbushjen e mrekullisë së Liverpoolit. Një pasim gjenial i anglezit në golin e katërt, gjeti të lirë Divock Origin, i cili u tregua i saktë, duke realizuar nga afërsia.

Pas takimit, lidhur me këtë episod, mbrojtësi tha se asgjë nuk ishte planifikuar, por ndodhi aty në moment.

Arnold gjithashtu i dha merita dhe Origit, duke thënë se belgu është një lojtar i madh dhe se pavarësisht se topi i tij ishte i papritur, sulmuesi e finalizoi në mënyrë perfekte.

“Asgjë nuk ishte e planifikuar. Ishte një ndër ato momente kur të vjen rasti dhe nuk duhet ta lejosh të të ikën”, tha ai. “E pash Divock të lirë dhe nuk u mendova dy herë. Ndoshta i erdhi në mënyrë të papritur ai top, por Origi është një lojtar i madh dhe e finalizoi në mënyrë perfekte. Shënoi dy gola dhe besoj do e kujtojë gjithmonë këtë ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat