El Shaarawy në bisedime me Romën për rinovim të kontratës

Futboll

El Shaarawy në bisedime me Romën për rinovim të kontratës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:42
Stephan El Shaarawy

Sulmuesi italian dëshiron të qëndroj edhe më tutje te skuadra romake.

Stephan El Shaarawy nuk ka pasur një sezon shumë të mirë ashtu si e gjithë skuadra e Romës, megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën sulmuesit.

Bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, por pa arritur një marrëveshje, pasi mbetet për t’u zgjidhur çështja e pagesës së lojtarit, i cili kërkon tre milionë euro në sezon, ndërsa oferta e klubit shkon në 2.5 milionë euro, plus bonuset.

Një distancë në shifra jo shumë e madhe mes kërkesës dhe ofertës dhe për këtë mes palëve ka besim se çdo gjë do të mbyllet me sukses.

Gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të Romës dhe menaxherëve të lojtarit për rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat