Rakitic do t’i kushtojë 60 mln euro gjigantit nga Serie A

Futboll

Rakitic do t’i kushtojë 60 mln euro gjigantit nga Serie A

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:40
Ivan Rakitic

Spekulimet për largimin e Ivan Rakitic nga Barcelona këtë verë po rriten.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori kroat, të cilit edhe i kanë vendosur çmimin e shitjes.

Barcelona do të pranojnë largimin e Rakitic nëse një skuadër ofron deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Inter është skuadra që ka treguar interesimin më serioz, por në konkurrencë për 31 vjeçarin janë edhe PSG dhe Manchester United.

‘Zikaltërit’ janë duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fortë për sezonin e ri, që do të sfidonte Juventusin në garën për titullin e Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat