Ku është stilolapsi? Çfarë po bën Hazard?

Futboll

Ku është stilolapsi? Çfarë po bën Hazard?

Më: 11 maj 2019 Në ora: 00:53
Eden Hazard

Një frazë e lëshuar sot nga Eden Hazard po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe po bën të lumtur tifozët e Chelses dhe më pak ata të Real Madridit, të cilët shpresonin të shihnin futbollistin belg me fanellën e tyre në sezonin e ardhshëm. Ylli i Cjelseas sot është shpallur “Lojtari i Vitit” te skuadra e tij dhe një frazë që ai lëshoi gjatë ceremonisë në Londër, ka hapur skenarë të ndryshëm.

Në momentin kur Hazard u ngjit në skenë, nga salla u dëgjua thirrja “Firmos kontratën” nga një tifoz, të cilit iu bashkuan edhe disa të tjerë. Hazard qëndroi i qetë dhe pastaj bëri me shenjë sikur po firmoste. “Ku është stilolapsi?”, ishin fjalët e tij, duke bërë që në sallë të shpërthenin duartrokitjet, pasi tifozët e interpretuan këtë moment si dëshirën e futbollistit për të mbetur pjesë e bluve dhe këto pamje janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në fakt Hazard vazhdimisht ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Real Madrid në karrierën e tij dhe këtë verë, dukej se madrilenët do të bënin lëvizjen e duhur për të siguruar 28-vjeçarin dhe për ta bërë një nga yjet e rinj të projektit të Zidane. Kjo deklaratë do të shtojë më shumë pasigurinë rreth kësaj lëvizje, në një moment kur edhe klubi i Chelseas ka marrë konfirmimin nga FIFA se nuk mund të bëjë blerje në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat