Atmosferë drithëruese, 8 mijë shikues dhe Prishtina fiton derbin e madh!

Futboll

Atmosferë drithëruese, 8 mijë shikues dhe Prishtina fiton derbin e madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:03
Atmosferë drithëruese, 8 mijë shikues dhe Prishtina fiton derbin e madh!

Prishtina triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Llapit të Podujevës, në derbin e madh të javës së 33-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mbi 8 mijë shikues. “Plisat” e Prishtinës dhe “Legjendat” e Llapit krijuan atmosferë të bukur sportive dhe me një gol të shënuar. 
Në minutën e 24-të, Festim Alidema me dinakërinë e tij gjuan bukur nga distanca, por edhe më bukur intervenon portieri Visar Bekaj. Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, u lëndua rëndë pas përplasjes me Diar Miftarajn e Prishtinës pikërisht në minutën e 35-të. Rast shumë i mirë në minutën e 76-të për Prishtinën, kur Bashiru ka qenë i pafat, pasi që goditja e tij ndalet nga shtylla pingule.

Pas dy minutave Khalid humb një rast të mirë, kurse edhe Pefqeli i pafat në minutën e 85-të.  Në minutën e 88-të, Mërgim Pefqeli hero i Prishtinës, me një qetësi e zgjuarsi shënon për fitoren e madhe të skuadrës së tij dhe e mban në luftë për titullin e kampionit. Llapi luftoi e meritoi të paktën një pikë por i pafat, e cila humbje ia humb shpresat për titull. Prishtina ngjitet në vend të dytë me 72 pikë, ka dy me pak se lideri Feronikeli dhe Llapi është i treti me 69 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat