Josa i Prishtinës: Ekipi ka qenë shumë i tensionuar

Futboll

Josa i Prishtinës: Ekipi ka qenë shumë i tensionuar

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:31
Josa i Prishtinës: Ekipi ka qenë shumë i tensionuar

Mirel Josa, trajneri i Prishtinës, pas fitores më të rëndësishme të ekipit të tij deklaroi se “goli edhe mund të mos shënohej dhe ne do të flisnim ndryshe e sidoqoftë, vazhdojmë punën tonë sepse i kemi edhe dy ndeshje shumë të vështira dhe duhet të sigurohemi që krijojmë përparësi.

Ndryshimet në formacion i bëra sepse na duhej më shumë prezencë në zonën kundërshtare, ideja ishte se Khalid ka shumë forcë, por nuk e ka cilësinë që ne e kërkojmë dhe na duhej kombinim i fuqisë së tij me cilësinë e pasimeve të Marios (Morinës)”, transmeton Insporti. Josa vazhdoi analizën duke shtuar se “mendoj se kjo dhe veprime tjera na duheshin që të fitojmë në thellësi, por kur fitojmë e kemi lehtë të themi se gjërat shkuan mirë, por duhet të kemi kujdes për ndeshjet tjera. Ekipi ka qenë shumë i tensionuar edhe para ndeshjes, sa ka qenë në hotel sepse kishim përballë një ekip, të cilin e vlerësoj shumë dhe ka lojtarë me shumë përvojë, por në pjesën e dytë kishim probleme me saktësi të pasimeve gjë që në pjesën e dytë funksionoi më mirë” përfundon analiza e trajnerit të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat