Ismet Munishi: Ky lojtar duhet të luajë më shumë tek Prishtina

Futboll

Ismet Munishi: Ky lojtar duhet të luajë më shumë tek Prishtina

Më: 12 maj 2019 Në ora: 22:41
Ismet Munishi

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi beson se Mërgim Pefqeli duhet të luajë më shumë në formacionin titullar tek Prishtina.

Mesfushori i Prishtinës, Mërgim Pefqeli ka realizuar tre gola në minutat e fundit në këtë edicion (KEK-u, Gjilani dhe Llapi), me ç’rast po i ndihmon kryeqytetasit në luftën për titull.

Munishi beson se Pefqeli duhet të luajë nga minuta e parë në ndeshjet e klubit të Prishtinës.

“Mërgim Pefqeli është ai që po e vendos ndeshjen në minutat e fundit, është një lojtar shumë i mirë. Mos inkuadrimi i Pefqelit në lojë, tregon për lojën defansive që e zhvillon Josa. Pefqeli është mesfushor që driblon, që krijon epërsi në fushë, por është një lojtar që duhet të luajë tek Prishtina”, tha fillimisht Munishi për SportsShow.

“Klubi i Prishtinës duhet të ketë më shumë lojtarë si Pefqeli – që janë kreativ. Arago dhe Bashiru janë dy mbrojtës të majtë dhe nuk më pëlqen kjo gjë, pasi të dy luajnë në një pozitë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat