Yaya Toure mohon pensionimin nga futbolli

Futboll

Yaya Toure mohon pensionimin nga futbolli

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:06
Yaya Toure

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë dëshiron të luajë edhe më tutje.

Pak ditë më parë doli në media lajmi se Yaya Toure ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Të gjitha mediet iu referuan një postimi të menaxherit të tij, i cili siguronte që klienti i tij kushte vendosur të thoshte mjaft. Mirëpo, për çudinë e të gjithëve, futbollisti nga Bregu i Fildishtë insiston se karriera e tij si lojtar profesionist ende nuk ka përfunduar.

“Ka pasur shumë paqartësi rreth së ardhmes sime”, ka deklaruar Toure.

“Dua t’u tregoj të gjithëve se unë e dua futbollin dhe dua të vazhdoj të luaj edhe për disa vite”.

Klubi i tij i fundit ishte Olympiakos, ku u largua vetëm pas katër muajsh, ndërsa ofertat për mesfushorin nuk mungojnë nga Major League Soccer dhe nga klube kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat