Manchester United po synon transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë afatit kalimtar të verës.
27 vjeçari shihet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë, edhe pse napolitanët nuk dëshirojnë ta shesin, klubi i Manchesterit po këmbëngul për një transferim të tij.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë prioritet transferimin e tij në Old Trafford, por një gjë e tillë mbetet të shihet nëse do të ndodhë në verë.