Ylli brazilian i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta blejnë Philippe Coutinhon.
Neymar po mundohet të bindë Paris Saint-Germainin ta transferojë bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho.
Gazeta Sport, raporton që Neymar ka biseduar me pronarin Nasser Al Khelaifi të cilit i ka kërkuar t’ia sjellë në skuadër brazilianin tjetër.
Neymar dhe Coutinho janë miq të mirë në kombëtaren e Brazilit, prandaj ai dëshiron që ta ketë edhe në skuadër yllin e Barcelonës.
Coutinho nuk ka më vend në skuadrën e Ernesto Valverdes dhe duket se largimi tij është i pashmangshëm nga Barcelona.