Largime masive nga Reali!

Futboll

Largime masive nga Reali!

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:09
Largime masive nga Reali!

Përpara se të bëhen afrimet, duhen bërë largimet. Ky është rregulli kryesor në çdo skuadër futbolli. Te Reali i Madridit kanë një problem, sepse futbollistët që duhen larguar janë 14 dhe drejtuesit kanë punë për t’u gjetur destinacionin.
Bëhet fjalë për portierin Kejlor Navas, mbrojtësit Regilon, Vajeho dhe Teo Hernandez, mesfushorët Sebajos, Hames Rodrigez, Odegard, Jorente, Kovaçiç dhe Oskar. Në sulm do të largohen Bejl, Majoral dhe Raul De Tomas.

Nuk përfundon këtu, sepse lojtarë të tjerë si Mariano, Lukas Vaskez, Isko dhe Brahim Diaz nuk e kanë të sigurt  qëndrimin e tyre në kryeqytetin spanjoll vitin e ardhshëm. Edhe ata mund të largohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat