Barcelona merr vendimin për Valverden

Futboll

Barcelona merr vendimin për Valverden

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:21
Barcelona merr vendimin për Valverden

Pavarësisht zhgënjimit prej eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona ka vendosur të konfirmojë trajnerin Ernesto Valverde në pankinë, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Spanjoplli mori drejtimin e katalanëve në verën e 2017-ës dhe ka fituar dy tituj kampionë radhazi, ndërsa për ta konfirmuar për një tjetër sezon, ka menduar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Është trajneri që duam. Ka një kontratë me ne dhe jemi shumë të kënaqur me punën e tij. Ky është një projekt në terma afat-mesëm dhe afat-gjatë, ndaj planifikimi i sezonit të ardhshëm ka filluar prej disa kohësh. Kemi marrë disa futbollistë dhe pas finales së Kupës së Mbretit, do të zbulojmë më shumë detaje nga planet tona për merkaton”, tha Bartomeu.

Kujtojmë që Barcelona u eliminua nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas humbjes 4:0 në “Anfield Road” përballë Liverpoolit, ndërsa pritet të diskutojë finalen e Kupës së Mbretit, për të bërë “bis” trofesh në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat