Gjyqtarë të huaj në “finalen” Tirana-Kastrioti

Futboll

Gjyqtarë të huaj në “finalen” Tirana-Kastrioti

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:28
Gjyqtarë të huaj në “finalen” Tirana-Kastrioti

Tirana-Kastrioti është sfida më e rëndësishme e javës së 34-t të Kategorisë Superiore. Një përballje deçizive që do të vendose edhe fatet e këtyre 2 skuadrave për sa i përket qëndrimit në elitë.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, FSHF ka caktuar gjyqtarë të huaj, për të shmangur në këtë mënyrë polemikat. Mësohet se kjo përballje i është besuar një treshe nga Maqedonia e Veriut, të cilët pritet të vendosin drejtësi në “Selman Stërmasi”. Emrat e gjyqtarëve maqedonas mbahen sekret nga FSHF dhe nuk janë bëre ende publikë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat