Pas zhgënjimit të pësuar në edicionin që lamë pas, Real Madridi pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në arkitekturën e skuadrës, me trajnerin Zidane që projekton ndryshime masive në radhët e lojtarëve. Pas Gareth Bale, që nuk bën më pjesë në planet e madrilenëve, edhe e ardhmja e mesfushorit 27-vjeçar, Isco, mbetet e paqartë, me Realin që pritet t’i thotë lamtumirë gjatë kësaj vere.
Gjithsesi, lajmi i mirë në këtë kontest për vetë mesfushorin spanjoll është interesimi i madh që shfaqin për të klubet elitare të Premier League-s si Manchester United dhe Manchester City, që janë gati të nisin një betejë të luftuar për të përftuar shërbimet e tij, por nuk mbetet prapa në këtë drejtim edhe PSG, që gjithashtu kërkon të shtojë në radhët e organikës së saj një lojtar si Isco.
Në këtë mënyrë, nëse Reali do të konfirmojë spekulimet mediatike, duke u divorcuar nga Isco në verë, madrilenët mund të përftonin 120 milionë euro që klubet e cituara janë të gatshme të shpenzojnë për të.