Ademi i drejtohet Mitrovicës

Futboll

Ademi i drejtohet Mitrovicës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:17
Ademi i drejtohet Mitrovicës

Të nderuar drejtues të KFF “Mitrovica”, futbolliste, trajnerë, staf administrativ dhe tifozë të klubit. Me rastin e kurorëzimit tuaj me plot meritë me Kupën e Kosovës, për të dytin vit radhazi, më lejoni që në emrin tim dhe të KE të FFK-së t’ju përgëzoj për këtë sukses të arritur, me shpresë dhe bindje se do ta vazhdoni rrugën e suksesit edhe në të ardhmen. Lojërat cilësore të klubit tuaj si në garat e kupës e po ashtu edhe në kampionat dëshmojnë punën tuaj profesionale dhe të palodhshme, si dhe investimin që bëni në futbollin e femrave.
Zhvillimi dhe ngritja e futbollit të femrave është ndër prioritet kryesore të UEFA-s dhe gjithashtu edhe të FFK-së, andaj si president i FFK-së ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni fuqishëm në ngritjen e kapaciteteve dhe të zhvillimit të talenteve, me shpresë se edhe klubet tjera do ta ndjekin shembullin tuaj të organizimit dhe në edicionet e ardhshme konkurrenca për të arritur deri te trofetë do të jetë shumë më e madhe, ngase një gjë e tillë do ta ndihmonte edhe rritjen e cilësisë, por edhe të interesimit për futbollin e femrave.

Mbarësi e suksese të vazhdueshme…, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat