Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, po luhet finalja e Kupës së Kosovës.
Skuadrat finaliste për këtë ndeshje janë Trepça 89 dhe kampionët e Superligës së Kosovës, Feronikeli.
Pas 17 minutave, lojë, është skuadra nga Drenasi ajo që gëzon epërsinë e një goli.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendje, ndoshta për të keq, është interesimi i ulët dhe tribunat e zbrazura në këtë ndeshje.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa fotografi të cilat tregojnë tribunat boshe të ‘Fadil Vokrrit’.